Shpërblimi i Vitit të Ri, PD: Pako turpi, pako denigrimi!

schedule14:44 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 14:44 - 12 Dhjetor, 2018

Deputetja e PD-së, Grida Duma, e quan pako turpi, shpërblimin e qeverisë me 50 dollarë për çdo pensionist me rastin e festave të fundvitit. Sipas saj, nëse të rinjtë janë sot në protestë për të ardhmen, të moshuarit janë në lëmoshë për jetën.

“Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit”, shprehet deputetja demokrate.

Sipas Grida Dumës, për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal./abcnews.al