Shpenzoi 2.5 milionë paund për të blerë shtëpinë, 70-vjeçari padit pronarin: S’mund të fle nga zhurma

schedule16:42 - 22 Shtator, 2022

schedule 16:42 - 22 Shtator, 2022

Një biznesmen që shpenzoi 2.5 milionë paund për një shtëpi luksoze në Londër, ka paditur pronarin dhe agjencinë imobiliare pasi nuk mund të durojë zhurmat.

Nazirali Tejani e bleu apartamentin pranë Oxfort Street në vitin 2012, por është ankuar për gjumin e parehatshëm që kur u transferua.

70-vjeçari tha se tani po padit pronarin dhe agjencinë për më shumë se 1 milion paund dëmshpërblim.

Tejani tha se zhurma përshkon të gjithë banesën dhe do të thotë se ai ka humbur paratë që mund t’i kishte marrë duke e dhënë me qira.

Manjati, thotë gjithashtu se apartamenti kishte vlerë  815,000 £ më pak nga sa pagoi.

Banorë të tjerë kanë ndjerë të njëjtën zhurmë, por pavarësisht punës burimi nuk është gjetur.

Megjithatë, avokatët e Tejanit mendojnë se zhurma është shkaktuar nga “defekte në projektimin apo ndërtimin e fasadës së ndërtesës.”

Sipas dokumenteve të depozituara përpara gjyqit, Tejani fillimisht u ankua për zhurmën në vitin 2016, menjëherë pas përfundimit të Fitzroy Place.

Zotëruesi, Fitzroy Place Residential Ltd, dhe agjencia, 2-10 Mortimer Street GP Ltd, megjithatë mohojnë përgjegjësinë në një betejë të Gjykatës së Lartë që do të fillojë muajin e ardhshëm.

Avokati i Tejanit tha: Niveli i zhurmës ndryshon në varësi të kohës së viti dhe orës së ditës. Zhurma ndodh si natën ashtu dhe ditën.

Në shtator 2018, Tejani ngriti padinë duke thënë: Arsyeja që unë vazhdoj të insistoj për këtë çështje është sepse zhurma është e padurueshme dhe nuk mund të qëndroj në banesë për shkak të saj.

Avokati pretendon se zhvilluesi ka shkelur kontratën e tij pasi nuk ka arritur të rregullojë problemin.

Tejani gjithashtu pretendoi se ai humbi pasi shpenzoi më shumë se 110.000 paund për përmirësimin dhe mobilimin e banesës dhe deri në 300.000 të tjera që ai beson se mund t’i kishte bërë duke e shitur menjëherë pasi u ndërtua./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!