Ka nga ata që janë shumë të apasionuar për kafshëve shtëpiake dhe bëjnë gjithçka për ta. Një grua nga Kina, e cila e adhuron qenin e saj, ka bërë diçka që shumë pak kush do ta mendonte. Ajo shpenzoi 13 mijë euro për ditëlindjen e 10-të të qenushit të saj.
Ajo punësoi 520 dronë për të formuar fjalët “Gëzuar 10-vjetorin Doudou” mbi lumin Xiangjiang në qytetin Changshau. Përveç kartolinës, dronët kanë bërë edhe format e tortës së ditëlindjes dhe kutinë e dhuratave me kocka. Për fat të keq, qeni nuk ishte shumë i magjepsur nga festimi.
Por ajo nuk kishte marrë leje për dronët dhe policia tha se po fluturonin në një zonë të ndaluar. Provinca kineze e Hunanit ka rregulla të rrepta për përdorimin e dronëve, sepse zona është e mbushur me blloqe të larta apartamentesh. Por fatmirësisht gruaja i shpëtoi arrestimit.
/abcnews.al