Shpenzimet e universiteteve/ Ekspertët: Të kthehen në filiale të universitetit të Tiranës dhe Politeknikut

schedule13:45 - 23 Nëntor, 2024

schedule 13:45 - 23 Nëntor, 2024

Reformë me dorë të fortë për të përmirësuar cilësinë në institucionet e arsimit të lartë në vend.  Pedagogia Majlinda Keta sugjeron kthimin e  universiteteve në rrethe në filiale të Universitetit të Tiranës  dhe atij Politeknik. Shpenzimet  për paga që sipas “Qëndresës  Qytetare” marrin rreth 70% buxhetit   të institucioneve të arsimit të lartë do të shkonin  tek studentët.

“Nuk ja vlen më të mbajmë administrata të stërmbushura nëpër qytete ku numri është rrudhur  barabartë me fakultetin e dhjetë viteve më përpara dhe të gjitha këto mund të kthehen në filiale të Universitetit të Tiranës  dhe Universitetit Politeknik pasi  Mjekësinë e mendoj se është e lidhur  me Qendrën Spitalore Universitare  dhe ajo është laboratori  më i madh ku do të bashkëngjiten.  Në këtë kuptim ku  bëjmë një reformë të fortë, me dorë të fortë, ne do të rregullojmë dhe marrëdhëniet e një kampusi tërësor që  të jetë në shërbim të studentëve.”, u shpreh Keta.

Pas drejtimit të dy palë zgjedhjeve në institucionin e arsimit të lartë më të madh dhe të vjetër në vend pedagogia sugjeron ndryshime ligjore  me qëllim që  Rektorë e Dekanë të emërohen nga ministri i Arsimit e për to të mos vendosë më vota sipas saj e deformuar e stafeve akademike.

“Mbase ka ardhur koha e emërimeve se për mua Majlindën, futja e klaneve tek vota, presionet me atë çka klani në pozitë I jep mundësi votuesit për të përshpejtuar disa marrje titujsh gradash pikërisht në kohë elektorale, mënyra sesi dalim me kandidatë të vetëm si në komunizëm, mënyra si njerëzit tkurren për të hedhur votën, është shumë e pafalshme. Të mos prodhohet progres nga vota repete e klaneve akademike, kjo është shumë e rëndë. Është shumë  rëndë se  lidhet me të ardhmen e vendit. Nëse misionin se kryen universiteti politika jonë kritike ajo e gjuhës me dhunë, anatemimit të kundërshtarit politik me dhe  pa vend, ajo që një pjese I ka në procese drejtësie, ajo pjesë e nongratave dhe në nivele ndërkombëtare do të na mundi  përherë.”  

Angazhimi i stafeve akademike   sipas  ish drejtueses së institucioneve  të arsimit në Tiranë lë për të dëshiruar.

“Ne kemi vdekur si zë profesional, ne kemi vdekur dhe si zë publik. Pak nga ne  guxojnë që të flasin. “

Edhe që  kërkimi shkencor zë  0.17% të shpenzimeve të universiteteve Keta ngarkon me përgjegjësi  pedagogët.

“Kjo është një këmbanë alarmi për cilësinë e pedagogëve të rekrutuar në  stafet tona. Nëse ti nuk je I aftë  të thithësh apo të ndërtosh një projekt që iu shërben atyre që ne thamë më sipër së në fund të fundit qëllimi ynë është të prodhosh një kapital human për këtë vend atëherë ti nuk meriton ,këtu nuk është shkolle e mesme.”

Universitetet sipas pedagoges duhet të orientojnë  diplomat drejt tregut të punës. Vizionin duhet t’ia  paraqesin  administratës publike , Akademisë së Shkencave dhe sektorit privat me qëllim që  ofertën që prodhojnë ta  kanalizojnë  brenda kufijve të vendit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!