Shpendi shënon sërish, talenti i “Shpresave” arrin në kuotën e 15 golave këtë sezon

schedule23:47 - 10 Shkurt, 2024

schedule 23:47 - 10 Shkurt, 2024

Niveli ku luan nuk është më i larti I mundshëm, por nuk mund t’ia hamë hakun. Kristjan Shpendi është padyshim një fenomen i ri sulmit “Kuqezi”, dhe ia ku arriti goli I 15-të sezonal në Serinë C italiane.

Skuadra e tij, Cesena, fitoi 2-0 në fushën e Rimini, dhe “ylli” ofensiv 20-vjeçar e vuri vulën e tij. Ai realizoi rrjetën e dytë, në një përballje ku bëri shumë dhe ishte tepër aktiv. Futbollisti I Shqipërisë U21 iu afrua sërish sërish golit.

Shpendi është shënuesi më i mirë i kampionatit të kategorisë së tretë, ashtu si Cesena që mban kreun e renditjes, dhe madje me diferencë me rivalin më të afërt, Torres. Skuadra nga Emilia-Romanja ka 62 pikë ndaj 50 të vendit të dytë, dhe është thuajse e sigurt për t’u ngjitur në Serinë B.

Nuk do të ishte një arritje për t’u hedhur poshtë për Shpendin, por sulmuesi shqiptar ka ambicie për më lart. Besohet se disa klube në Serie A janë të interesuara për të, madje e cilësojnë si më të mirë sesa vëllai i tij binjak, Stiveni. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!