Shpendi pa minuta, Empoli ja vështirëson sezonin me afrimet e janarit

schedule21:36 - 31 Janar, 2024

schedule 21:36 - 31 Janar, 2024

“Të Kaltërit” e Empoli janë ndezur në orët e fundit të merkatos, sa i përket repartit të avancuar, duke “shuar” edhe më shumë shpresat e talentit shqiptar, Stiven Shpendi, për të siguruar minuta në fushën e blertë, me sulmuesin e Kombëtares U21 të Shqipërisë, që kërkon të aktivizohet rregullisht, por duket se deri në mbyllje të këtij edicioni do ta ketë të vështirë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediav italiane, klubi ka nënshkruar së fundmi, me ish-“bomberin” e Milan, M’Baye Niang, me këtë të fundit që i ka dhënë fund “aventurës” turke, tek Adana Demirspor dhe tashmë është gati për t’u rreshtuar në sulmuin e “Të Kaltërve” krahas, “fantazistit” 23-vjeçar, Nicolo Cambiaghi.

Mirëpo, jo vetëm kaq, pasi tek Empoli është afruar edhe 27-vjeçari italian, Alberto Cerri, një tjetër lojtar ky në repartin ofensiv e tashmë pritet, që për Shpendin minutazhi pritet të jetë shumë i reduktuar në vijimin e këtij sezoni dhe me huazimin, që nuk mund të ndodhë për shkak të kontratës, 20-vjeçarit tashmë i duhet të presë deri në fundin e këtij edicioni për të menduar për të ardhmen. /i.m /abcnews.al