Shpend Bengu, krah Picasso-s në atlasin e artit bashkëkohor botëror

schedule16:24 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:24 - 11 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nika

Artisti Shpend Bengu është pjesë antologjisë së artit bashkëkohor botëror. Piktori shqiptar renditet krah emrave të njohur botërorë si Picasso, apo Frida Kahlo.

Bengu është përzgjedhur nga Shtëpia Botuese “De Agostini” në Itali në bashkëpunim me stafin e “Start Grup”. I sapo kthyer nga Italia ku u realizua edhe promovimi i guidës së artit botërorë ai e cilëson përmbushje të një ëndrre.

Maestro Bengut në këtë album të rëndësishëm të artit modern i është dedikuar një shkrim domethënës, ku vlerësohet krijimtaria e tij. Kuratorja Stefania Pieralice ka përzgjedhur një peizazh metafizik që mbart një metaforë të fort.

Artisti nuk harron të përmendë edhe dy studiues të artit pamor shqiptar që ndajnë thuajse të njëjtin koncept.

Antologjia e artit pamor ilustrohet me pikturën e Luca Verniçit , i cili bën thirrje që arti të kthehet tek zeja krijuese, te aroma manuale.

Edhe artisti shqiptar e ndjen këtë shqetësim te studentët, ku ai thotë se ndjen keqardhje që nuk ka ku ta dorëzojë stafetën.

Ndërkohë që këtë 60 vjetor ka vendosur të shpalos krijimtarinë e tij të 20 viteve të fundit.

Ky është suksesi i radhës për artistin Shpend Bengu, i cili ka marrë pjesë në bienale të rëndësishme ndërkombëtare duke u nderuar edhe me çmime të rëndësishme siç ishte çmimi i bienales së Austris.

Kjo antologji shërben si ‘guidë’ për institucionet dhe menaxherët e artit pamor e cila shpërndahet në gjithë boten dhe nga ana tjetër të jep mundësi për tu përfshirë në ngjarje artistike apo akademike. /abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!