“Shpejtësi dhe çmenduri”, policia Rrugore vendos 149 gjoba dhe arreston 10 shoferë

schedule08:14 - 21 Qershor, 2020

schedule 08:14 - 21 Qershor, 2020

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk për ngjarje rrugore.

Radari këtë fundjavë ka kapur “mat” drejtues mjetesh me shpejtësi që variojnë nga 140 km/h – 154 km/h.

Gjatë ditës së shtunë dhe deri në orën 00:30 të së dielës janë pezulluar 79 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në njoftimin e policisë mësohet se në të gjithë vendin gjatë fundjavës janë vënë 149 gjoba për shpejtësi mbi normat e lejuara, 234 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 457 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 98 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 1269 masa për parkim të gabuar.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore, kontrolle të shtura në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore .

Shpejtësia, alkooli, manovrat e rrezikshme në rrugë, mos rregullimi i shpejtësisë mbeten sfidat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin jo vetëm përgjatë fundjavës, por në vijimësi.

Edhe këtë fundjavë si çdo fundjave tjetër, kanë vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me rrisk për ngjarje rrugore.

Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi qe variojne nga 140 km/h – 154 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar ? aksident rrugor, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesëve të tjerë të rrugës.

Nga verifikimet në terren, gjatë ditës së shtunë dhe deri në orën 00.30 të së dielës nga shërbimet e Policisë rrugore në të gjithë vendin jane pezulluar 79 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrances për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në të gjithë vendin, janë vendosur 149 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit, 234 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 457 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 98 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 1269 masa për parkim të gabuar.

Ndërkohë kontrollet do vijojnë edhe përgjatë orëve të para të mëngjesit në zona dhe rruge të ndryshme të vendit, me efektivë të uniformuar dhe civilë duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme në funksion të dokumentimit ? dhe verifikimit??♀ të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

? dhe ✍në adresë të komisariatit dixhital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

# BashkëBëjmëMëShumë?
# MisioniJoneSiguriaJuaj??♀
# VlerësoJetënMëShumë?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!