Shpat Kasapi tregon shifrën e “kripur” që ka marrë në një festë në Australi

schedule10:19 - 5 Korrik, 2021

schedule 10:19 - 5 Korrik, 2021

Shpat Kasapi ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Këngëtari i ka dhënë së fundmi fund beqarisë me partneren Sejvije Jao, dhe si një çift i ri, tërheqin gjithmonë vëmendjen e mediave dhe fansave.

Gjatë një interviste të dhënë për NIN, Shpati foli për partneren ndërsa u ndal gjithashtu dhe tek karriera. Mes të tjerash, ai tregoi dhe një shifrën më të lartë që ka marrë në një festë të mbajtur në Australi.

“Kam qenë me Valbona Memën në Australi. Kam patur një party private, janë hedhur mbi 50 mijë dollarë.”, tha këngëtari. Ndër të tjera, ai tregoi se së shpejti do të vijë dhe me një bashkëpunim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!