Prej disa ditësh, Shpat Kasapi është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Selvija janë bekuar me një djalë. Çifti janë së bashku prej disa vitesh dhe kanë një histori të bukur dashurie.
I ftuar në ‘Glamour Zone’, këngëtari ka folur për marrëdhënien me gjysmën e tij, madje ka përmendur edhe vjehrrin dhe marrëveshjen që bënë ata të dy.
“Unë e takova babanë e saj, siç e kemi traditë ne, bëmë një marrëveshje”, tha ai, ndërkohë që moderatorja kërkon të dijë se çfarë marrëveshje bëhet fjalë.
“Që vajza jote është e zënë (qesh)”, shton Shpati me plot humor./abcnews.al