Shpat Kasapi u bë baba për herë të parë me 19 Janar. Këngëtari dhe partnerja e toij, Selvije Jao mirëpritën djalin e tyre që e quajtën me emrin Roel. Këngëtari dha një intervistë me Skype ditën e sotme për moderatorin Alban Musa në “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu ndjesitë si baba.
“Ishte një ndjenjë e papërshkruar, fëmija të shton jetën dhe lumturinë. Atë që ke përjetuar nuk e ke përjetuar më herët. Është fillimi i ri i jetës, një plotësim familjar, ku vëren se të ka munguar diçka. Kupton se ke jetuar diçka kaluese. Është gëzuar shtëpia dhe familja.“, tha ai.
Në studio ishte dhe astrologia Meri Gjini, e cila duke u bazuar në datën e lindjes së vogëlushit, tha se do të jetë shumë i ngjashëm me të.
“Ka Uranin fiks në kohë dhe ndryshimet janë për mirë. Djali është Bricjap dhe është ashendent me Demin. Do të ketë instikt të ngjashëm me ty. Do të krijoni një raport të fortë me njëri-tjetrin. Do të jetë më ambicioz, më i vendosur dhe me një strukturë më solide.“, tha astrologia.
/abcnews.al