Shpat Kasapi bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e djalit

schedule17:34 - 24 Janar, 2022

schedule 17:34 - 24 Janar, 2022

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e kanë bërë me dije përmes një videoje që kanë ndarë në rrjete sociale. Ai ka publikuar momentin kur vogëlushi ka ardhur në jetë ndërsa ka zbuluar se e kanë quajtur Roel.

“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij të para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër…”, shkruan ai.

Partnerja e tij ka zbuluar se vogëlushi ka lindur pak ditë më parë. “19.01.2022 ROELI na gezoj me ardhjen e tij ne jete. Faleminderit Allahu i Madheruar. Shume dashuri, shume lote, shume gjera na ndodhen per gjate ketyre 9 muajve. Uroj me gjithe shpirt qe cdo prinde ta perjetoj ndjesine e te pasurit nje femije”, ka shkruar mes të tjerash ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!