Shpalli mobilizimin e përgjithshëm, Ukraina u shpërndan 18 mijë armë rezervistëve

schedule12:01 - 25 Shkurt, 2022

schedule 12:01 - 25 Shkurt, 2022

Rreth 18,000 armë dhe municion u janë shpërndarë rezervistëve vetëm në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus të enjten herët, sipas autoriteteve ukrainase.

Në një deklaratë të përbashkët, ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Valeriy Zaluzhniy, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, thanë se do të shpërndahen më shumë armë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëroi dje një mobilizim të përgjithshëm ushtarak.

Zelensky tha se “për të garantuar mbrojtjen e shtetit, për të ruajtur gatishmërinë luftarake dhe mobilizuese të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe formacioneve të tjera ushtarake”, është urdhëruar një mobilizim ushtarak me bazë të gjerë, duke përfshirë Kievin, dhe  të gjitha qytetet kryesore të Ukrainës.

Kjo përfshinte ndalimin e daljes nga vendi të të gjithë burrave nga mosha 18 deri në 60 vjeç, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojëve Kufitare.

Mobilizimi përfshinte gjithashtu “rekrutimin e civilëve, rezervistëve, dërgimin e tyre në njësitë ushtarake dhe institucionet e Forcave të Armatosura të Ukrainës” dhe shërbime të tjera të sigurisë shtetërore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!