Shqiptari Altin Zogaj është boksieri shqiptar, që është shpallur kampion i Europës në Gjermani. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ku dhe ndodhet me pushime, ai ka treguar historinë e tij se si u bë pjesë e këtij sporti.
“Unë kam emigruar me familjen gjatë luftës, sepse xhaxhain e kam pasur në shtatin operativ të UÇK-së dhe kemi qene si familje në rrezik, pastaj u larguam në Gjermani.
Unë kam filluar me futboll, kam luajtur shumë gjatë, por fillova studimet për informatikën dhe nuk mund t’i mbaja dot të dyja. Gjatë kësaj kohe kam shtuar peshë dhe vëllai më tha të merrem me boks për të hequr kilogramët. Kështu nisi”, u shpreh Zogaj.
Më tej, ai foli dhe për ndeshjen e fundit kundër boksierit të famshëm italian Riccardo Valentino.
“Unë aktualisht jam në Ruba, në Jug të Amerikës, është 25 km në Veri të Venezuelës. Unë jetoj në Gjermani, por aktualisht pas sfidës jam me pushime, sepse më nevojiten disa ditë për të relaksuar trupin.
Unë fitova së fundmi në një ndeshje kundër italianit Riccardo Valentino. Në fakt, çdo ndeshje është e vështirë, por unë jam kam dal. Ishte ndeshje për titull dhe më janë dashur 12 javë përgatitje. Ishin pak të gjata dhe kundërshtari ishte pak i komplikuar, por e analizova mirë kundërshtarin dhe ia dola”, shtoi i riu.