Shpallet i pafajshëm ish-kreu i INUV, Florenc Hoxha

schedule12:00 - 28 Mars, 2018

schedule 12:00 - 28 Mars, 2018

Ish- kreu i policisë Bashkiake të kryeqytetit Florenc Hoxha shpallet i pafajshem nga Gjykata e Apelit për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje. Hoxha, i cili ka mbajtur dhe detyrën e kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit gjatë administratës lokale të Bashes, ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata Penale në prill 2016. Apeli vendosi të prishë vendimin e dënimit dhe të pushojë akuzën ndaj Hoxhës.

Ka qenë njësia hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila pasi mbylli hetimet dërgoi në gjyq me cilësinë e të pandehurve të gjithë ish-punonjësit e INUV të Bashkisë së kryeqytetit. Sipas Prokurorisë, ish-drejtori Florenc Hoxha ka shpërdoruar detyrën në mbi 520 raste, duke mos ndërhyrë në pezullimin apo prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. /abcnews.al