Shpallen fituesit e “Tirana Art Fest”.

schedule15:34 - 30 Maj, 2018

schedule 15:34 - 30 Maj, 2018

Pas tre muajsh prova, audicione, minispektakle në të gjitha shkollat e kryeqytetit për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, “Tirana Art Fest” shpalli fituesit në disiplinat si këngë, kërcim dhe multimedia.

Çmimi “Shkolla e talenteve” në këtë edicion të tretë, ku moren pjesë qindra të rinj jo vetëm brenda qytetit, por edhe në rrethina, shkoi për shkollën e mesme “Qemal Stafa”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe kërkoi prej të rinjve dhe të rejave që edhe në jetën e përditshme të jenë qytetarë model për shoqërinë.

Duke shprehur angazhimin e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e rinisë së kryeqytetit, Veliaj tha se Tirana është sot qyteti më i ri dhe më i talentuar i Shqipërisë, ku janë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!