SHORTI: UEFA i thotë “jo” Tirana-Crvena Zvezda, lutjet e Egbo mund të duhen!

schedule08:58 - 18 Shtator, 2020

schedule 08:58 - 18 Shtator, 2020

Tirana nuk do të përballet me Yllin e Kuq (Crvena Zvezda), pasi UEFA ka ndarë grupet para hedhjes së shortit të fazës “play-off” në Europa League. Bardheblutë shpresojnë që të jenë me fat në short dhe të shmangin zviceranët e Young Bouys dhe Dinamon e Zagrebit.

Nëse e kanë këtë fat, atëherë mund të kenë një short të pranueshëm, madje edhe shumë të mirë, për të kaluar në fazën e grupeve të Europa League. Shorti hidhet në Nyon të Zvicrës prej orës 14:00.

Si funksionon shorti? Në vazon e favoritëve janë dy ekipe, kurse në vazon e jo favoritëve katër të tjera (tre çifte dhe Tirana). Dy çifte përcaktohen duke tërhequr goglat në vazon favorite (Seeded teams) dhe vazon jo favorite (unseeded teams), ndërsa çifti i tretë që ndeshet është ai i goglave të mbetura në vazon jo favorite (unseeded teams).

Group 1
Seeded (Vazo favorite)
Young Boys (SUI)*
GNK Dinamo (CRO)*

Unseeded (Vazo jo favorite)
Floriana (MLT) vs Flora Tallinn (EST)
Tirana (ALB)**
KuPS (FIN) vs Suduva (LTU)
Djurgården (SWE) / CFR Cluj (ROU)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!