Është hedhur para pak çastesh shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, që përcaktoi këto katër përballje: Laçi-Partizani, Vllaznia-Korabi, Teuta-Kukësi dhe Dinamo-Skënderbeu.
Bie në sy ndeshjet Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi , dy finale e parakohshme, teksa më të bukur e bën fakti se do të luhen vetëm me një takim.
Edhe kjo fazë do të jetë me vetëm një ndeshje, teksa të katërta sfidat janë parashikuar për t’u luajtur më 17 mars. Na pret padyshim një fazë çerekfinale me shumë emocione. /abcnews.al