Është hedhur shorti për raundin e tretë të FA Cup, Kupës më të vjetër në botë. Në këtë raund, futen në short edhe skuadrat e mëdha angleze dhe ndeshjet do të luhen në një datë që do të përcaktohet në muajin janar.
Liverpool ka qenë skuadra më e pafat, pasi ka peshkuar rivalët e të njëjtit qytet, Everton. Manchester City ka buzëqeshur pas shortit, pasi do të luajë në shtëpi përballë modestëve të Port Vale.
Pafat kanë qenë dhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United, që do të bëjnë një rrugëtim të gjatë për t’u përballur me Ëolverhampton. Tottenham i Mourinho do të luajë në transfertë përballë Middlesborough, ndërsa Arsenali pret në “Emirates” ekipin e Leeds United./abcnews.al
Liverpool – Everton
Man. City – Port Vale
Wolverhampton – Man. United
Arsenal – Leeds United
Middlesborough – Tottenham