U hodh sot shorti i raundit të tretë kualifikues i Champions League, edhe pse ende nuk janë caktuar skuadrat që kalojnë në këtë fazë.
Dinamo Zagred, ku luajnë Lirim Kastrati e Arijan Ademi, nëse fitojnë ndaj Omonias, mund të kenë përballë Legian e Ernest Muçit, që sfidon estonezët e Flora Tallin.
Ndërkohë, Myrto Uzunit fillimisht do i duhet të fitojë ndaj Zalgiris dhe më pas përballë do të ketë Slavia Prahan e Peter Olaynka.
Një short i vështirë ky i Champions Legaue për legjionarët tanë, megjithëse në këtë fazë skuadrat janë thuajse në të njëjtin nivel. /abcnews.al