Shorti për turin e parë të Champions League u hodh prej orës 12:00 në Nion të Zvicrës dhe tre klubet shqiptare mësuan rivalët e tyre.
Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 6/7 korrik dhe 13/14 korrik. Nëse ka barazim, atëherë duelet shkojnë në shtesa dhe zgjidhen me penallti, sikurse ka ndodhur zakonisht.
REZULTATET E SHORTIT
Shkëndija ishte ekipi i parë nga shqiptaret që mësoi rivalen e saj. Skuadra e Ernest Gjokës përballet me kampionët e Sllovenisë, ekipin e Mura.
Teuta, pas hedhjes së shortit mësoi se duhet të ndeshet me moldavët e Sheriff Tiraspol. Një short i pranueshëm, për një nivel të tillë.
Prishtina mësoi e fundit rivalin në turin e parë të Champions League, nëse kalon raundin paraeliminator, dhe sigurisht nuk e do kishte dashur Ferencavor të Myrto Uzunit.
*FITUESI I TURIT PARAELIMINATOR
*Folgore (SMR) – Prishtina (KOS) / HB Torshavn (FRO) – Inter Club d’Escaldes (AND) (Gjysmëfinalet) / abcnews.al