WASHINGTON- Presidenti i FIFA, Gianni Infantino u shpreh besimplotë se Kupa e Botës 2026 do t’i tejkalojë të gjitha pritshmëritë.
Në hapjen e ceremonisë së hedhjes së shortit për Kupën e Botës, kreu i FIFA u shpreh se mbi gjashtë miliardë njerëz do ta shohin eventin madhështor, që fillon më 11 qershor.
“Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori. Do të kemi shtatë milionë njerëz në stadiume. Gjashtë miliardë njerëz do ta shohin Kupën e Botës në shtëpi dhe përreth botës”, u shpreh ai.
Kombëtaret janë në pritje për të mësuar grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut. Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”./abcnews.al

