Shorti, Gjoka: Mura ka dy cilësi të veçanta, kanë vite që luajnë bashkë

schedule14:10 - 15 Qershor, 2021

schedule 14:10 - 15 Qershor, 2021

Rival slloven për Shkëndijën e Tetovës në Champions League. Ekipi shqiptar që u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut, do të sfidojë Mura, skuadrën kampione të Sllovenisë. Trajneri i kuqezinjve, Ernest Gjoka analizoi shortin në kanalin zyrtar të klubit. Ndeshja e parë do të zhvillohen me 6/7 korrik, ndërsa sfida e kthimit pas një jave.

Mura është një ekip i fortë, vjen nga një kampionat që shquhet për përgatitje fizike të lartë. Edhe ne jemi të përgatitur, ishim koshientë që në Champions League nuk ka ndeshje të lehta dhe nuk ka ekipe të lehta. Do ta studiojmë akoma më shumë, do ta studiojmë deri në detaje, do të përgatitemi për të ecur përpara në bazë të strategjisë tonë.

Në momentin që ra shorti morëm një informacion të pjesshëm. E dimë që është një skuadër që ka mbi tre vite që janë një grup futbollistësh bashkë, është një ekip që punon në grup, është një ekip që në filozofinë e saj ka presingun dhe përgatitjen e lartë fizike.

Ne kemi bërë një planifikim të fazës përgatitore, që është gati katër javë. Java e pestë do të fokusohet te përgatitja e ndeshjes së parë të Champions League. Do të jemi gati. Nesër do fillojë skuadra të reagojë gradualisht. Ndeshjet e tjera janë më 21, 25 dhe 29.

Mendoj dhe besoj se do jemi të gatshëm për të sjellë skuadrën në një formë fizike të shpejtë dhe të jemi të përballueshëm për garën e parë. Ndeshja e parë në shtëpi? Ka edhe të mirën e vet. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm të fitosh dhe të mos pësosh.

Ana negative është se ndeshjen e kthimit do e përgatitësh ndryshe. Nga ana psikologjike ka dy lloj përgatitjesh. Uroj që ndeshja e parë të jetë një start i fortë i joni, po të jetë e mundur ta mbyllim llogarinë që në fushën tonë. E përsëris, Mura ka një skuadër shumë të fortë fizike“, deklaroi Gjoka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!