Sot u hodh shorti i sezonit të ri në Serie A. Nënkampionët e Milanit e zhvillojnë ndeshjen e parë në Xhenova kundër Sampdorias, teksa java e tretë dhe e katërt janë tepër të forta.
Kuqezinjtë presin Lazion në “San Siro” në javën e tretë, ndërsa më pas udhëtojnë drejt Torinos për t’u ndeshur me Juventusin e Max Allegrit.
“Fillim i vështirë. Në javën e katërt do të jemi ndeshur me dy nga skuadrat më të rëndësishme, por herët a vonë do na duhet të përballemi me të gjithë.
Vitin e kaluar treguam se ishim në gjendje të fitojmë shumë ndeshje në transferta, kështu që të gjitha janë vlerësime teorike sa i përket kalendarit“, deklaron drejtori teknik i “Djallit”.
Maldini kalon edhe te merkato e klubit italian. “Mendoj se nesër do të vijë Oliver Giroud. Na duhej një element i tillë në sulm“, thekson legjenda e Milanit.
Në fund nga një koment në lidhje me rinovimin me Franck Kessie dhe lamtumirën e Gigio Donnarumma (PSG): “Kessie do të qëndrojë me ne, ai është pjesë e së ardhmes së Milanit.
Po punojmë për të zgjatur bashkëpunimin me të (ka edhe një vit kontratë). Donnarumma? Të dhemb të humbësh në këtë mënyrë një lojtar që është rritur këtu.
Gjithsesi, e kemi hedhur pas krahëve të kaluarën dhe mendojmë vetëm për të ardhmen e Milanit“, përfundoi Paolo Maldini. /abcnews.al