“Shoqja ime e jetës”, Eliona Pitarka realizon setin e parë fotografik me të bijën

schedule16:10 - 18 Prill, 2021

schedule 16:10 - 18 Prill, 2021

Që prej ardhjes në jetë të së bijës, Eliona Pitarka ka ndarë gjithçka me ndjekësit e saj, duke filluar nga portreti i vogëlushes deri tek emri. Aktorja i shijon këto ditë si një nënë e re dhe këtë e tregon me postimet që bën në rrjete sociale.

Ardhjen në jetë të Gala-s, Eliona e ka cilësuar si momentin më magjik të jetës së saj që i ka ndryshuar tërësisht jetën. “Oh, nuk di ta shpjegoj me fjalë, ishte përtej çdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot! Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.”, është shprehur ajo.

 

Ajo ka treguar se për ta quajtur kështu vogëlushen ka qenë ideja e partnerit të saj. Ndërkaq, së fundmi, aktorja ka realizuar setin e parë fotografi me Gala-n. Në një foto që e ka publikuar në Instagram, ku shihet duke mbajtur në krah vogëlushen, aktorja ka shkruar: “Gala ime. Shoqja ime e jetës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!