Shoqëronte prindërit në spital, infektohet dhe vdes nga koronavirusi 32-vjeçari në Belsh

schedule13:24 - 15 Mars, 2021

schedule 13:24 - 15 Mars, 2021

Një 32 vjeçar ka ndërruar jetë nga koronavirusi ditën e sotme . Mësohet se ai është Alban Hidri nga Belshi, i cili nuk mundi t’ia dalë në luftën me koronavirusin.

Hidri ishte i shtruar prej disa ditësh në Sanatorium, porvirusi kishte përparuar duke mos i lënë asnjë mundësi mjekëve.

Lexo edhe: 3 të vdekur nga koronavirusi brenda javës në Belsh, pandemia bën kërdinë në qytezën turistike

Abcneës.al mëson se i riu kishte patur më parë prindërit me koronavirusit dhe i shoqëronte për në spital, ku dyshohet se është infektuar edhe vetë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i PD-së së Belshit, Bedri Qypi pasi Hidri ishte sekretar i kësaj partie për fshatin Rrasë.

Ai është një ndër viktimat më të reja të koronavirusit në Shqipëri. Hidri nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!