Tjetërsuan 68 mijë metra katror tokë, 20 të arrestuar në Durrës

schedule10:08 - 25 Tetor, 2019

schedule 10:08 - 25 Tetor, 2019

20 ish-punonjës të Kadastrës në Durrës janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë tjetërsuar 68 mijë m2 tokë shtetërore në Durrës. Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf dhe specialistë tokën bregdetare e kanë kthyer ne toke are.

Pasi tokën në bregdet e kthyen në tokë are, plot 68 mijë metra katror e përvetesuan përmes ligjit 7501. Në gjithë këtë proces tjetërsimi morën pjesë drejtues të larte të Kadastrës, juristë, hartograf, topograf, specialistë të ndryshëm.

Me pas kjo pronë iu është shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Bëhet fjalë për sipërfaqe në Rodon dhe në Ishëm të Durrësit.

“Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës”.

Gjithçka u zbulua nga një kontroll në vitin 2018. Aty u konstatuan paligjshmëri në regjistrimin e dokumenteve që shërbeu si pikënisje për të çelur hetimet.  Pas një viti, këtë të premte, u bë dhe finalizimi.

20 ish-punonjës të Kadastrës në Durrës u arrestua kurse  tre të tjerë përfitues të pronave u shpallen në kërkim. Gjashtë persona të tjerë u vendosen në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

“Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të  ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të  Zyrës së  Regjistrimit të  Pasurisë së Paluajtshme  Durrës, të  cilët  duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha  kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”.

Të gjithë zyrtarët e arrestuar akuzohen për  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.

Hetimet në Kadastrën e Durrësit ishin paralajmëruar nga kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. ” Ndërkohë një javë më parë, Gjykata e Apelit liroi kreun e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, të vënë nën masë arresti me burg me akuzën nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre.

Liridon Pula u arrestua pas akuzave të ngritura nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë Durrës dhënë pak javë më pare solli reagimin e politikës.

Në atë kohë zv/kryeministri Erion Braçe u shpreh për vendimin e mëparshëm se prokurori i çështjes Arjan Ndoja po i bën presion një zyrtari të shtetit dhe kujtoi se prokurorë dhe gjyqtarë të tillë që nuk kanë kaluar vettingun nuk duhet të ekzistojnë në institucionet shqiptare./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!