Shoqërohen 7 persona në Ksamil, mes tyre 5 punonjës të IKMT

schedule08:21 - 13 Maj, 2020

schedule 08:21 - 13 Maj, 2020

Policia ka shoqëruar 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se të shoqëruarit akuzohen për ndërtime pa leje në zonat e plazheve në Ksamil.

Nuk dihen ende detaje të tjera, ndërsa operacioni i policisë po vijon. Kujtojë se Ksamili është një ndër zonat e jugut të vendit më të frekuentuara nga turistët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!