Shoqërimi i aktivistëve për Teatrin! Çfarë thotë policia, artistët paralajmërojnë protestë

schedule12:13 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 12:13 - 20 Dhjetor, 2020

Një patrullë policore, mbrëmjen e djeshme ka vendosur të shoqërojë katër aktivistë të mbrojtjes së teatrit: Astrit Seranaj, Ergys Mertiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasani.

Një prej aktivistëve hap një transmetim live në facebook e tij, por policët ja heqin celularin dhe njëri prej efektivëve porosit tjetrin që ta ndërpresë transmetimin dhe ta fshijë videon e xhiruar. Pasi qëndruan disa orë ne komisariat, aktivistët thanë në dalje se ishin dhunuar nga policia.

Eno Bozdo përmes një postimi në Facebook ka postuar foton e Donald Martinit, një prej aktivistëve të dhunuar një natë më parë nga policia.

Komisariatet nuk dhanë asnjë informacion zyrtar për arsyen e ndalimit, ndërsa jo zyrtarisht pretendojnë se aktivistët nuk i ishin bindur policëve për të mos qëndruar në zonën mes ministrisë së brendshme dhe teatrit kombëtar. Ndërkohë njëri prej të shoqëruarve, Egrys Mertiri u pyet nga Abcnews.al por nuk dha sqarime.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron këtë veprim një arrogancë të vazhduar të policisë që vjen pas vrasjes së Klodianit dhe dhunimit të protestuesve që dolën në rrugë, ndaj sot pasdite, në orën 18:00, kanë thirrur një protestë përpara Ministrisë së Brendshme, që tashmë ka një shef të ri./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!