Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shoqëria shqiptare është bërë trepolare”, Minxhozi: SPAK duhet të vijojë të ofrojë forcën goditëse, por edhe standard!

schedule20:24 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 20:24 - 15 Dhjetor, 2025

TIRANË– Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” duke folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, u shpreh se ka ardhur koha që të kemi një standard tjetër, më të konsoliduar dhe më profesionale nga të gjitha institucionet e drejtësisë.

“Të gjithë kandidatët për SPAK thanë se nuk do të fusim njerëz në burg pa provë. Unë mendoj se ka ardhur koha, që SPAK dhe GJKKO dhe të gjithë hallakat e drejtësisë së re pas kolaudimit 6-vjecar do vijojnë të ofrojnë forcë goditëse, por edhe standard. Duhet të jemi një shtet që të respektojmë standardet.  Gabimet që SPAK ka bërë t’i nxjerrë mësim”, tha ai.

Ai theksoi se sot shoqëria shqiptare është e ndarë në tre pole, ku dy janë prej tyre janë politike dhe e treta është institucionale.

“SPAK sot u pa dhe duket që forcën që s’ka opozita, zmaltin dhe shkëlqimin që nuk e ka më mazhoranca dhe nuk po e prodhon dot më, sepse është në mandat të katërt, kam përshtypjen se e ka marrë në fokus ku komponent i tretë. Kam përshtypjen se sot sërish shoqëria shqiptare, të paktën në elitën e saj është trepolare, por një nga komponentët nuk është më politik, por është institucional”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!