Shoqëria Civile për anëtarin e KLP

schedule19:02 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 19:02 - 12 Dhjetor, 2017

Shoqëria Civile ka reaguar për mungesën e përzgjedhjes së anëtarit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, institucion që me ndryshimet ligjore, ka tagrin për zgjedhjen kryeprokurorit të ri. Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat, është gjendur në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit listën me së paku 3 kandidatë të cilët përmbushin kriteret e caktuara ligjore. Kriteri i vendosur për 15 vite përvojë pune në profesion si jurist, sipas Shoqërisë Civile, ka qenë një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale.
Pas përfundimit të thirrjes së gjashtë për shprehje interesi, më 30 nëntor 2017, Komisioni i Shoqërisë Civile, thotë se pret përmbushjen e afateve ligjore dhe procedurale nga Avokati i Popullit, për të shqyrtuar pesë kandidaturat e reja, si dhe kryerjen e seancës dëgjimore me kandidatët e kualifikuar, me synimin e përfundimit te procesit brenda dhjetorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!