Ashtu sikurse ishte njoftuar shoqatat e transportit kanë nisur protestën e tyre para ministrisë së Transporteve. Ata kanë bërë tashmë publike kërkesta e tyre siç janë: heqja e akcizës së naftës nga 20% në 0%, rimbursimin e 30%, pasi autobusët do të punojnë vetëm me 70% të kapacitetit, rimbushim të kategorive që janë falas, si personat me aftësi të kufizuar etj.
Protestuesit pas marshimit para ministrisë u drejtuan drejt autobusëve, ndërsa bënë edhe demonstrimin se si do të funksionojë 70% i kapacitetit.
Gazetari Maksi Rama ndoqi nga afër këtë demonstrim, ndërsa nga pamjet duket edhe kaosi i krijuar. Në sediljet që nuk lejohet të ulen pasagjerë janë vendosur shiritë.
Transporti Publik ashtu sikurse është njoftuar pritet që të hapet më 15 qershor, mirëpo teksa shoqatat insistojnë në plotësimin e kërkesave të tyre, hapja mbetet në pikëpyetje. /abcnews.al