Shoqata e policëve në lirim ka zhvilluar një protestë përpara ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj. Në një prononcim për mediat, kreu i shoqatës, Aleks Hajdari shpjegoi arsyet e protestës së tyre, ndërsa thekson se nëse nuk do ketë reagime, Shoqata e Policëve do të përshkallëzojë protestën.
“Arsyeja pse jemi mbledhur në këtë protestë është se po protesojmë për një gjë të paparë në historinë tonë, sepse Policia dhe Ministria po drejtohen nga dy ministrat Tahiri e Xhafaj njëri nën akuzë për kultivim të lëndëve narkotikedhe lidhje me krimine organizuar dhe njëri me vëllain e tij të dënuar po për trafik të lëndëve narkotike”. /abcnews.al