ABC NEWS siguron dëshminë e shtetasit turk Selami Simsek, i cili u arrestua në Rinas një muaj pas mësuesit turk Harun Çelik. Ky i fundit u deportua më1 Janar 2019 drejt Turqisë, ndërsa Simsek pritet të dalë përpara Gjykatës së Tiranës më 13 Janar, për tu përballur me akuzën e falsifikimit të vizave, pasi në pasaportën e tij autoritetet shqiptare konstatuan një vizë të falsifikuar për në Kanada. Si Harun Celik ashtu edhe Selami Simsek kanë perdorur Shqiperinë si vend tranzit, me qëlllim final Kanadanë, pasi përndiqen në vendin e tyre, Turqi.
Në dëshminë e siguruar nga ABC NEWS, shtetasi turks Selami Simsek ka shpjeguar edhe mënyrën se si është pajisur me vizë.
Simsek ka deklaruar se pagesën për vizë e ka kryer nëpërmjet bankes.
“Pagesën e kam bërë në një numër llogarie që nuk më kujtohet, pasi paratë i ka derdhur një kushëriri im i cili nuk kishte dijeni se për çfarë po e bënte këtë pagesë”, thekson Simsek i cili identifikon një shtetas me emrin Kursat të cilit i ka dërguar foton dhe pasaportën e tij në what’s up. Pas kësaj shetetasi turk Kursat i ka kërkuar shtetasit Simsek të shkonte në Kosovë dhe atje do t’i dërgonte dokumentin për të udhëtuar drejtë Kanadasë.
Komunikimi mes Simsek dhe Kursat është bërë në gjuhën turke. Në dëshminë e siguruar nga ABC NEWS, Simsek ka deklaruar se pasi ka mbërritur në Prishtinë ka qëndruar në një banesë në afërsi të Stacionit të Autobusëve për 3 ditë së bashku me shtetasin turk Harun Çelik. Më pas, aty ka shkuar një person rreth të 3-ve që i ka kërkuar pasaportën turke dhe më pas dokumenti i është kthyer i pajisur me vizën kanadeze. Pasi ka marrë pasaportën të pajisur me vizë, Simsek ka prenotuar biletën e udhëtimit me intinerarin Rinas-Vjene-Toronto-Kanada. Kalimi i Simsek në Shqipëri është bërë në 8 gusht 2019 përmes pikës kufitare të Morinës. /abcnews.al
Në foto: Selami Simsek