Shokon ministri izraelit: Ekziston mundësia që ushtria të hedhë bombë atomike në Gaza

schedule11:46 - 5 Nëntor, 2023

schedule 11:46 - 5 Nëntor, 2023

Një ministër i ekstremit të djathtë  izraelit tha se”ushtria ka mundësinë të hedhë një bombë atomike në Rripin e Gazës”, ndërsa kundërshtoi ofrimin e ndihmës humanitare për enklavën palestineze.

Sipas Times of Israel, i pyetur në një intervistë me Radio Kol Berama nëse një bombë atomike duhet të hidhet në enklavë, Ministri i Trashëgimisë Kulturore Amichai Eliyahu tha se “kjo është një nga mundësitë”.

Ai mbështeti riokupimin e territorit të Rripit dhe restaurimin e vendbanimeve atje. I pyetur për fatin e popullatës palestineze, ai tha: “Ata mund të shkojnë në Irlandë ose në shkretëtirë, përbindëshat në Gaza duhet ta gjejnë vetë një zgjidhje”

Ai tha “Pjesa veriore e Gazës nuk ka të drejtë të ekzistojë “, duke shtuar se kushdo që mban një flamur palestinez apo të Hamasit nuk ka të drejtë të jetojë.

Eliyahu gjithashtu shpreh kundërshtimin e tij gjatë intervistës për lejimin e çdo ndihme humanitare në Gaza, duke thënë se “ne nuk do t’u jepnim ndihmë humanitare nazistëve” dhe duke akuzuar se “nuk ka gjë të tillë që civilët të mos përfshihen në Gaza”.

Eliyahu, një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë të Itamar Ben Gvir, nuk është anëtar i kabinetit të luftës që merr pjesë në vendimmarrjen e kohës së luftës dhe as nuk ushtron ndikim në kabinetin e luftës që drejton luftën kundër organizatës terroriste.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Benjamin Netanyahut, i cili tha se komentet e ministrit janë “jashtë realitetit” dhe se Izraeli dhe ushtria izraelite “po veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të parandaluar dëmtimin e civilëve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!