Sulmuesi argjentinas Lionel Messi, i cili njoftoi një transferim te Inter Miami, ka folur për punën e Barcelonës për rikthimin e tij në klubin katalanas.
Sulmuesi vuri në dukje se, me siguri, ka njerëz që nuk donin që ai të rikthehej në Camp Nou.
“Si dikur kishte nga ata që nuk donin që unë të qëndroja dhe kështu më duhej të largohesha. Ata besojnë se kthimi im nuk do t’i sjellë dobi klubit”, tha Messi për Mundo Deportivo.
Kujtojmë se kampioni i botës i vitit 2022 u largua nga Barcelona në vitin 2021 dhe nënshkroi një kontratë me PSG-në, së cilës i erdhi fundi në fund të sezonit aktual dhe u vendos që të mos rinovohej. /G.D abcnews.al/