Shok në SHBA/ Nëna donte të flinte, i dha foshnjës 9-muajsh fentanil duke e vrarë

schedule08:13 - 13 Korrik, 2023

schedule 08:13 - 13 Korrik, 2023

Një histori tronditëse e një nënë të re, e cila vrau foshnjën e saj. Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, ku viktimë ishte një foshnjë 9-muajshe. Mediat e huaja raportojnë se nëna e fëmijës, një 17-vjeçare i ka dhënë fentanil në vend të qumështit sepse donte që të pushonte.

Ngjarja e paimagjinueshme ndodhi më 26 qershor kur mjekët dhe policia gjetën foshnjën pa puls në shtëpinë ku ai jetonte në zonën e Callahan.

Pavarësisht përpjekjeve, foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në spital. Fillimisht nëna e tij 17-vjeçare pretendoi se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, por më pas, pas pyetjeve të vazhdueshme nga policia, ajo ndryshoi disa herë historinë.

Megjithatë, pasi autopsia tregoi se kishte mjaftueshëm fentanil  për të vrarë 10 persona, nëna rrëfeu se ishte e lodhur dhe donte të flinte ditën.

Siç tha ajo në polici, 17-vjeçarja kishte mbushur një shishe me qumësht pluhur dhe një substancë që mendonte se ishte kokainë, por rezultoi se ishte fentanyl.

“Kush e bën këtë? Cila nënë mund ta bëjë këtë? Kjo nuk është normale. Është i sëmurë. Është përtej imagjinatës time që një nënë mund t’i bëjë një gjë të tillë fëmijës së saj. Askush nuk duhet të humbasë jetën për shkak të kësaj droge, veçanërisht një fëmijë i pafajshëm”, tha një zëdhënës i policisë duke bërë të ditur detajet e rastit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!