Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dyqan të Victoria’Secret në Miami. Një burrë kërcënoi të vriste me thikë një nënë dhe vajzën e saj të vogël, për një arsye të panjohur për momentin.
Një polic që ndodhej pikërisht përballë tij po përpiqej ta qetësonte dhe i kërkonte që të lëshonte gruan dhe vajzën. Autori pasi ka lënë nënën ka mbajtur peng të bijën, ndërsa ajo lutej që gjithçka të shkonte mirë.
Oficeri i policisë ka qëlluar sulmuesin, i cili humbi jetën pas një plumbi në kokë.
Nënë e bijë shpëtuan të palënduara nga kjo përvojë e frikshme.
/abcnews.al