Shok në SHBA, agjenti i policisë qëllon me arme 13 vjeçarin autik

schedule10:16 - 9 Shtator, 2020

schedule 10:16 - 9 Shtator, 2020

Një ngjarje shokuese ka tronditur sërish SHBA-në, ku një 13 vjeçar autik është qëlluar nga policia. Një grua telefonoi policinë pasi djali i saj  nuk ndodhej mirë dhe po kalonte një krizë.  Pasi policia mbërriti në vendngjarje, urdhëroi 13-vjeçarin të qetësohej dhe më pas ata hapën zjarr, duke goditur adoleshentin disa herë.

13 vjeçari, Linden Cameron ndodhet i shtruar në spital por jashtë rrezikut për jetën.

“Ai nuk ishte i armatosur, ai po përpiqej thjesht të tërhiqte vëmendjen. Policia nuk duhej të përdortë forcë, tha e pikëlluar e ëma e 13 vjeçarit.

Në një deklaratë për Salt Lake Tribune,  Erin Mendenhall deklaroi se do të jetë një hetim i pavarur dhe se çështja do të zgjidhet shumë shpejt.

“Pavarësisht rrethanave, ajo që ndodhi të premten në mbrëmje është një tragjedi dhe zotohem se kjo çështje do të ketë transparencë për hir të gjithë të përfshirëve,” tha ajo.

Në të gjithë SHBA, vrasjet e civilëve të paarmatosur nga policia, veçanërisht amerikanëve me ngjyrë, kanë ngritur alarmin midis grupeve të komunitetit dhe kanë nxitur protesta të vazhdueshme. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!