“Shoh shpresë” Laporta: Do t’ua kthejmë gëzimin tifozëve, jemi në rrugë të duhur

schedule11:30 - 8 Mars, 2022

schedule 11:30 - 8 Mars, 2022

Barcelona me në krye Xavi Hernandez, ka rikthyer edhe buzëqeshjen në fytyrën e tifozëve, ndërsa në ka arritur që të koleksionojë edhe rezultate pozitive, duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 3-të në La Liga.

Për “Sport”, presidenti i gjigantit katalanas, Joan Laporta thotë se është duke punuar që të ndërtojë një ekip solid dhe konkurrues, i cili do të kërkojë të fitojë trofe.

“E kam thënë se do ta rikthejmë buzëqeshjen në Barcelonë dhe jemi në rrugë të duhur për ta bërë këtë. Në këtë moment shoh shpresë dhe gëzim. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që kjo shpresë mund të bëhet një gëzim i madh falë punës së përditshme. Në çdo orë, në çdo moment, mendojmë për ta arritur këtë objektiv. Duam ta fitojmë tituj dhe t’ju japim gëzim të gjithëve”, deklaroi Laporta. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!