Shoferi shembullor i komunizmit/ Blloshmi: Kunati u arratis, më dërguan të punoja në fshat

schedule20:33 - 17 Shkurt, 2024

schedule 20:33 - 17 Shkurt, 2024

Një kafe me miqtë e më pas punë në oborrin e shtëpisë mbushur me pemë.

Kështu po i kalon ditët e pleqerisë Xhevit Blloshmi nga Librazhdi i cili gëzon 86 vite jetë.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në komunizëm, periudhë që nuk ia kurseu sfidat dhe vështirësitë, si shumë prej shqiptarëve asokohe.

Xheviti tregon se për shumë vite ka punuar si shofer.

Në punë dallonte për përkushtimin dhe korrektësinë. 86-vjeçari tregon se punonte rreth 20 orë në ditë.

Për kontributin që jepte ka qenë shumë afër marrjes së një titulli të lartë qe jepej atë kohë “hero i punës socialiste”.  Por arratisja nga shteti i kunatit të tij do të ndryshonte thuajse gjithë jetën e Blloshmit.

Biografia e tij u njollos dhe Blloshmi u detyrua të transferohet në fshat ku do të punonte jo më si shofer, por në koperativën bujqësore.

Tregon se në koperativë kryente punë të rënda.

Me gjithë veshtirësitë, Blloshmi ja doli. Thotë se ndaj moshës së tretë që ka dhënë një kontribut të paçmuar për vendin kujdesi duhet të jetë më i madh nga shteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!