Shoferi serb tenton ta korruptojë me 10 euro, polici në Kosovë i vë prangat

schedule17:48 - 23 Shtator, 2021

schedule 17:48 - 23 Shtator, 2021

Një qytetar nga Serbia është arrestuar nga policia e Kosovës në Ferizaj pasi ka tentuar ata duke i ofruar një kartëmonedhë me vlerë 10 euro.

Ai  është ndaluar nga policia pasi ka qenë duke drejtuar automjetin ndërkohë që përdorte telefonin gjatë rrugës.

“Një qytetar deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë prej 10 euro.

Zyrtari policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policorë e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!