Shoferi pa rrip sigurimi dhe me telefon kaloi “nën hundët” e policit pa u gjobitur, shkarkohet efektivi

schedule21:49 - 1 Shkurt, 2023

schedule 21:49 - 1 Shkurt, 2023

Në rrjetet sociale u bë virale video në të cilën shfaqet një drejtues mjeti i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit tgë automjetit dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që punonjësi i Policisë e konstatoi, por nuk i vendosi gjobë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar duke njoftuar se inspektori I.Ç, me detyrë  punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Lushnjës është pezulluar nga detyra dhe po ashtu ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Njoftoi:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqet një drejtues mjeti i cili përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe pa vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që punonjësi i Policisë e konstatoi por nuk i vendosi masë administrative në përmbushje të detyrave funksionale, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor I. Ç., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë duke i garantuar për reagim të menjëhershëm.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!