Shoferi në Gjirokastër përplas me makinë një 14-vjeçare

schedule19:02 - 31 Janar, 2022

schedule 19:02 - 31 Janar, 2022

Një aksident ka ndodhur mbrëmje e së hënës në Gjirokastër. Bëhet e ditur një shofer 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij tip “Toyota” një vajzë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen  “18 Shtatori” ndërsa 14-vjeçarja është transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. /abcnews.al/