Një shofere në Bathore ka aksidentuar një vajzë pesëvjeçare. Për pasojë, e mitura me iniciale E. T., ka përfunduar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit me iniciale I. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. sb/abcnews.al/