Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku 3 persona kanë humbur jetën. Aksidenti tragjik ndodhi pranë liqenit Humboldt në Ëallensen, Gjermani, ku shoferi humbi kontrollin duke u përplasur me pemën.
Sipas mediave, viktimat janë një vajzë 18 vjeç, dhe dy të rinj të tjerë 19 dhe 20 vjeç. Ndërkohë raportohet se nga aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda një 20-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital.
Sipas informacioneve, pesë pasagjerët po udhëtonin me makinë nga Wallensen drejt Fölziehausen./abcnews.al