Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është ndalur nga mashtrimet.
Ai shprehet se Veliaj, tashmë kryeqytetin e ka kthyer në lavatriçe.
“Kur mashtrimi ka zënë shtresa si ato të betonit që po mbyt Tiranën, është pak e vështirë të mbetesh në histori si kopshtar. Por mos harro, se fiku e ka hijen e rëndë, po u rrëzove s’ka jaki që t’bo dermon. Edhe siç thonë Tironist, shnet edhe hec konit”, shkruan Hasa në rrjetin social “Facebook”, duke e shoqëruar edhe me video.
/abcnews.al/