Shndërrimi i Kim Jong-un…

schedule19:15 - 27 Prill, 2018

schedule 19:15 - 27 Prill, 2018

Shumë ekspertë mendojnë se Kim Jong-un e ka luajtur shumë mirë rolin e tij duke u shndërruar nga lideri absolut i Koresë së Veriut në një njeri takimesh që premton se objektivi i tij kryesor tashmë është zhvillimi i ekonomisë në vend.

Kim Jong-un, një lider i ri me arsenal bërthamor. Shumë pak gjëra diheshin për të para vitit 2010, kur ai iu prezantua botës për herë të parë si lideri absolut i Koresë së Veriut. Brenda një viti, ai mori nën kontroll çdo gjë. Duke qenë pjesërisht i arsimuar dhe i edukuar në perëndim, disa guxuan të shpresonin se ai do fillonte të hapte vendin e tij, një nga më të izoluarit në botë.

Por ai filloi menjëherë me raketat, testet bërthamore dhe ndëshkimet. Pushteti I tij është brutal, ndërsa ekzekutimet u bënë të zakonshme. Ai madje urdhëroi vrasjen e xhaxhait të tij. Dhe krijoi një linjë të caktuar editoriale në  televizionin shtetëror. Ai ka monitoruar personalisht katër teste bërthamore, teste të shumta të raketave, dhe asnjë sasi sanksionesh ndërkombëtare apo ofertash për dialog, madje as kërcënimet për luftë, ndryshuan qëndrimin e Kim Jong-un.

Ai nisi një luftë deklaratash me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, duke e quajtur atë mendërisht të rrezikshëm dhe gangster. Trump nga ana e tij e quajti Kim një njeri të çmendur dhe e pagëzoi me emrin njeriu raketë. Njeriu raketë ka nisur një mision vetëvrasës. Në 1 janar të vitit 2018 çdo gjë ndryshoi. Kim Jong-un deklaroi se kishte arritur të gjitha objektivat shtetërore duke vërtetuar se mund të godasë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një raketë bërthamore.

Tashmë janë të paktë ata që mendojnë se ai mund ta bëjë një gjë të tillë. Dhe akoma më pak njerëz presin që ai ta vërtetojë këtë fakt. Strategjia e tij ndryshoi në mënyrë dramatike, duke dërguar atletë, delegacione, madje dhe motrën e tij në lojërat olimpike dimërore në Korenë e Jugut.

Më pas vijuan dhe takimet me liderët botërorë, për herë të parë që kur mori pushtetin. Duke u shndërruar nga lider absolut në njeriun e takimeve. Si një lider legjitim, i cili negocion me terma të barabartë. Pavarësisht nëse është i besueshëm ose jo kur e thotë, objektivi i tij është zhvendosur nga program bërthamor tek ekonomia. Shumë ekspertë bien dalord se Kim Jong-un ka luajtuar shumë mirë rolin e tij.     /abcnews.al