Është shmangur tragjedia në plazhin e Shëngjinit. Katër pushues, tre prej tyre të mitur po rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me kamerdare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot.
Policia Kufitare ka ndërhyrë dhe i ka shpëtuar.
Ata u konstatuan nga Shërbimet e Policisë Kufitare 1.2 milje larg bregut.
Dy fëmijët 12 dhe 13 vjeç të cilët ishin larguar pa dijeninë e prindërve të tyre janë marrë nga policia dhe janë nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim nga salla operative, se dy shtetas kosovarë (babai me djalin e mitur) rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me kamerdare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.
Policia i gjeti dy pushuesit rreth 1 milje larg bregut, konkretisht shtetasin F. L., 45 vjeç dhe djalin e tij 10 vjeç, të cilët i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare duke i nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ditën e djeshme, ishin pushuesit ata që shpëtuan 2 fëmijë të moshës rreth 10 vjeç, të cilët po notonin në Plazhin e Ri në Sarandë.
Ata kishin kaluar perimetrin e lejuar dhe ishin në rrezik
Tetë pushues janë futur në ujë për tu ardhur në ndihmë 2 fëmijëve. Pas shumë tentativash, grupi i të rinjve mundë të nxirrnin në breg të sigurt dy fëmijët./Abcnews.al/