Shkurtaj: Luaja “Play Station” në shtëpi kur më telefonoi trajneri, i lumtur për fitoren

schedule19:55 - 23 Janar, 2022

schedule 19:55 - 23 Janar, 2022

Vasil Shkurtaj përjetoi një debutim ëndërrash në “Loro Boriçi”, teksa në prekjen e parë të topin pas rikthimit të tij te Kukësi, arriti të dërgonte topin në rrjetë duke i dhënë verilindorëve 3 pikët e para për vitin e ri.

Sulmuesi vlonjat tregon edhe një detaj interesant para ndeshjes. Për shkak të dokumentave Shkurtaj u mendua se nuk do luante kundër Skënderbeut, por gjithçka u zgjidh në moment të fundit dhe sulmuesi u telefonua nga  trajneri për t’iu bashkuar skuadrës në Shkodër, ndërsa lojtari në atë moment po luante “Play Station” në shtëpi.

“Gëzohem që i thashë fitoren ekipit, me jep optimizëm për të ardhmen. E kam ndjekur kampionatin shqiptar. Kukësi ka ekip dhe trajner shumë të mirë, jam i gëzuar që jam pjesë e kësaj skuadre. Dua të jap më të mirën time. Në mëngjes kam qenë në shtëpi, duke luajtur “play station”, më morën në telefon dhe më thanë se kartoni është gati, me donte trajneri. Fizikisht nuk jam 100%, por me stërvitje besoj se do të vij në formë.

Shoh një klimë shumë të mirë, e cila do të na ndihmojë në arritjen e objektivave. Nuk më ka shkuar mirë në Kinë, kam luajtur shumë pak për arsye dëmtimesh. Kukësi do të më ndihmojë të kap formën”, ka theksuar “bomberi” i verilindorëve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!